Propozimi për orën policore prej ora 19 deri në orën 05 dhe mbajtja e obligueshme e maskave sot para Qeverisë


Kompetentët në vend paralajmëruan lehtësim të mundshëm gradual të masave për mbrojtje nga koronovirusi, por edhe masa shtesë si mbajtja e obligueshme e maskave mbrojtëse, të cilat do të shkojnë së bashku me uljen e kufizimit të kohëzgjatjes së orës policore dhe lehtësim të orës policore dhe lehtësim të lëvizjes së më të rinjve dhe më të moshuarve. Paraprakisht nga Qeveria paralajmëruan edhe përpunim të planit operativ për fillimin e kthimit të procesit në normale pas festave të 1 majit.

Propozohet të bëhen ndryshimet vijuese: ora policore çdo ditë të fillojë në orën 19 në vend se në orën 16 siç ishte deri më tani. Me këtë do të fitohen orë shtesë që qytetarët t’i kryejnë obligimet dhe të furnizohen me gjërat e nevojshme, për qytetarët më në moshë në vend se prej orës 10 deri në 12 të vazhdojë koha e lëvizjes prej orës 8 deri në orën 12, vazhdimi i periudhës në të cilën do të lëvizin të rinjtë deri në 18 vjeç dhe ajo do të jetë prej orës 13 deri në orën 16. Propozim është që ora policore gjatë fundjavës të mbetet, por me orar të shkurtuar dhe tani të fillojë të shtunën në orën 13 dhe të përfundojë të hënën në orën 5. Mbetet ndalesa për grupimin e qytetarëve dhe të gjitha masat e tjera të cilat janë në fuqi lidhur me distancën fizike, shfrytëzimin e sipërfaqeve dhe parqeve publike.

Propozimi për orën policore prej ora 19 deri në orën 05 dhe mbajtja e obligueshme e maskave sot para Qeverisë

Të gjitha masat restriktive për mbrojtje nga koronavirusi dhanë rezultate të mira. Masat duhet doemos të mbeten në fuqi derisa nuk jemi tërësisht të sigurt se gjendja është nën kontroll dhe se e kemi kaluar pikun e virusit. Megjithatë, analizat dhe projeksionet më të reja tregojnë se janë krijuar kushte për zbutjen e lehtë të restriksioneve për lëvizje, por në llogari të ngritjes së masave të mbrojtjes personale dhe në pajtim me këto analiza Ministria e Shëndetësisë dhe Komisioni dorëzuan në Qeveri propozim – ndryshime për masat për kufizimin e lëvizjes dhe vendosjen e masave të reja për mbrojtjen personale të popullatës”, theksoi në konferencën për shtyp onlajn ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Paralelisht me këtë lirim masash, propozohet të vihen masa të reja të obligueshme për mbrojtjen personale dhe qytetarët do të duhet të mbajnë pajisje mbrojtëse personale në fytyrë gjatë lëvizjes në objekte të mbyllura dhe në hapësira të hapura në situatë kur nuk do të kenë mundësi të ruhet distanca fizike e rekomanduar prej dy metrash.

“Më saktë pajisje mbrojtëse duhet të mbahet gjatë lëvizjes në të gjitha vendet publike të tipit të mbyllur si markete, dyqane, banka, posta, hapësira pritjeje, institucione shëndetësore ku ka më shumë persona. Lidhur me hapësirat e hapura pajisja mbrojtëse duhet në mënyrë të obligueshme të mbahet në vende ku nuk ka hapësirë për distancë prej dy metrash. Mbajtja e patjetërsueshme e pajisjes mbrojtëse vlen për shembull për tregjet si shembulli më i mirë për vend i tipit të hapur. Përjashtim për mbajtjen e pajisjes mbrojtëse në hapësira të hapura bëhet vetëm kur personi mban pajisje mbrojtëse për në punë e cila është konform vendit të punës si impiante, fabrika…., nëse qëndron në oborrin e shtëpisë familjare, nget biçikletë apo bën sport në qiell të hapur dhe e ruan distancën e nevojshme prej dy metrash dhe nuk e bën atë në grupe në pajtim me restriksionet ekzistuese, gjatë drejtimit të automjetit motorik me persona me të cilët personi jeton në bashkësi apo amvisëri ose gjatë lëvizjes në vende publike dhe sipërfaqe të tipit të hapur dhe tërësisht e ruan distancën e lejuar minimale prej së paku dy metrash prej personit tjetër i cili është në afërsi”, theksoi Filipçe.

Propozimi për orën policore prej ora 19 deri në orën 05 dhe mbajtja e obligueshme e maskave sot para Qeverisë

Shtoi se me pajisje mbrojtëse për fytyrë nënkupton çfarëdo forme e cila e mbulon pjesën e hundës dhe të gojës si maskë për përdorim të njëfishtë apo të shumëfishtë, shami apo shall ose diçka e ngjashme që mund ta mbulojë gojën dhe hundën në drejtim të pengimit të përhapjes së koronavirusit.

Ministri i Shëndetësisë theksoi se ende nuk kemi hyrë në periudhën kur kulmi i më së shumti pacientëve të infektuarve me koronavirus ka kaluar. Sipas tij, mbetet parashikimi se kulmi i epidemisë pritet në fund të muajit prill ose në fillim të majit.

Ai në një përgjigje të gazetarëve theksoi se numri i pacientëve të testuar është zvogëluar, por kjo është pritur për shkak të festave, pikërisht për shkak të kësaj ka edhe më pak raste pozitive.

Paraprakisht Ministria e Shëndetësisë kumtoi se dje janë regjistruar shtatë raste të reja me koronavirus, si dhe se në Shkup për herë të parë nuk është regjistruar asnjë rast pozitiv. Dje dita e dytë me radhë ka pasur më shumë të shëruar nga Kovid-19.

Para dy ditësh, kryeministri Oliver Spasovski paralajmëroi fillim të kthimit të procesit në normale pas festave të 1 Majit.

Propozimi për orën policore prej ora 19 deri në orën 05 dhe mbajtja e obligueshme e maskave sot para Qeverisë

“Përgatisim plan serioz, pas festave të 1 Majit të fillojë proces i kthimit në normale. Kjo nuk do të jetë shpejtë, as menjëherë”, ka shënuar Spasovski në profilin e tij në Fesjsbuk.

Kryeministri Spasovski paraprakisht në onlajn pres -videosesionin Kovid-1 “Retrospektiva: koronavirus MK” informoi se po bëhet një plan serioz për atë si dhe në cilën mënyrë pas 1 Majit të fillohet me lehtësim të disave nga masat dhe të cilat do të jenë në funksion të kthimit të jetë në normale.

Baby Boo