Propozimi i SHBA-së për Turqinë: Sistemin raketor rus transferoje në Ukrainë


Shtetet e Bashkuara të Amerikës ia kanë parashtruar në mënyrë informale Turqisë mundësinë që sistemin mbrojtës raketor, ta dërgojë në Ukrainë për ta ndihmuar këtë vend që t’i zmbrapsë forcat ruse.
Reuters shkruan se sugjerimi i është bërë Turqisë muajin e kaluar, por nuk është bërë ende asnjë kërkesë zyrtare që turqit ta transferojnë sistemin e tyre raketor rus në Ukrainën e sulmuar nga Rusia.

Sipas burimeve të Reuters, administrata e Biden i ka kërkuar aleatëve që përdorin pajisje raketore ruse, siç janë sistemet raketore S-300s dhe S-400s, ta marrin parasysh mundësinë që t’i dërgojnë në Ukrainë.
Analistët thonë se kjo ide me siguri do të refuzohet nga Turqia.

Autoritetet turke nuk kanë komentuar mbi një propozim të tillë nga ana e Amerikës, por burime nga Turqia për Reuters theksojnë se diçka e tillë është e pamundur të ndodhë, për shkak të problemeve teknike që lidhen me instalimin dhe funksionimin e sistemit raketor S-400s në Ukrainë, si dhe për shkak të reagimit që do të kishte Rusia nëse Turqia pranon këtë sugjerim.
SHBA patën vendosur sanksione për Turqinë kur ajo pranoi sistemin raketor rus në vitin 2019, por Ankaraja u përgjigj se ishte e detyruar ta pranonte, pasi aleatët nuk po i përgjigjeshin me armë në mënyrë të kënaqshme.

Baby Boo