Kovaçevski: Ndryshimet kushtetuese duhet t’i mbështesin 120 deputetët


Kryeministri Dimitar Kovaçevski, deklaroi se ndryshimet kushtetuese duhet t’i mbështesin të gjithë 120 deputetët dhe nëse përfshihen të gjithë popujt në kushtetutë, sipas Kovaçevskit, vetëm se do të pasurohet kohezioni multietnik në këtë shtet. I pari i Qeverisë theksoi se ndryshimet kushtetuese do të kalojnë në proces të diskutimit parlamentar dhe janë diçka që duhet ta bëjë vendi. Kovaçevski gjithashtu urdhëroi që çështje të tilla si ndryshimet kushtetuese të mos përdoren për interesa të ngushta partiake.

DIMITAR KOVAÇEVSKI-KRYEMINISTËR I MAQEDONISË SË VERIUT
“Unë besoj se të 120 deputetët duhet të mbështesin ndryshimet kushtetuese sepse sjellin pjesë të popujve të tjerë që jetojnë këtu, të cilët kanë shprehur dëshirën për të qenë pjesë e Kushtetutës sonë. Tashmë kemi disa pjesë të kombeve që janë pjesë e Kushtetutës, përveç popullit maqedonas. Ka vende me deri në 25 kombe në Kushtetutë, si Kroacia, dhe kjo vetëm sa e pasuron kohezionin social”.

Për sa i përket numrit të mjaftueshëm të deputetëve që do të votonin për ndryshimet kushtetuese, Kovaçevski thotë se është përgjegjësi e çdo deputeti, sepse, siç thekson ai, ata kanë detyrim ndaj qytetarëve dhe shtetit për të ardhmen evropiane.

Kryeministri tha se në Maqedoninë e Veriut dallohen qartë dy koalicione: njëri që është për Maqedoninë e Veriut evropiane dhe i cili së bashku me pjesën dominuese të qytetarëve dëshiron ta shohë shtetin si pjesë të BE-së”, dhe “VMRO-DPMNE dhe Levica të cilat janë kundër anëtarësimit në BE dhe për këtë vazhdimisht gjejnë arsye të reja që nuk kanë të bëjnë fare me realitetin e as që i kanë pasur në 11 vitet kur ishin në pushtet dhe kur shteti nuk lëvizi as një milimetër në integrimin evropian dhe u bllokua në aspektin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës.

DIMITAR KOVAÇEVSKI-KRYEMINISTËR I MAQEDONISË SË VERIUT
“Koalicioni i dytë nuk ofron asnjë alternativë. Një nga partnerët e koalicionit të VMRO-DPMNE-së ofron një lloj aleance aziatike me shtetet e Azisë Qendrore, e cila më kujtohet se është e pakuptimtë sa i përket integrimeve evropiane”. Ai më tej deklaroi se për këtë arsye në Kuvend është një diskutim që duhet të bazohet në argumente, fakte dhe perspektiva të shtetit.

Baby Boo