Pronarët nuk marrin parasysh ndalesat për kazinon në Reçicë, reagon policia, por pa sukses! (FOTO)


Nuk marrin parasysh ndalesat për kazinon në Reçicë, vazhdojnë punën!

Gjykata e Apelit më datë 01.06.2018 mori vendim për objekti në Reçicë të Vogël, që parashihej të fillojë të hapet kazino, të ndalojë me veprimtarinë e tij.

Por si që duket ky vendim i Gjykatës  sot nuk është marë parasyshë nga pronarët e kazinos, të cilët janë parë të fillojnë me vazhdimin e punimeve tek objekti në fjalë.

Anëtarë të këshillit  anti-kazino të revoltuar kanë lajmëruar policinë që të merr masa. Teksa për disa çaste policia është gjendur në terren dhe ka ndaluar punimet, gjithashtu edhe ka gjobitur dy puntorët që po punonin në objekt.

Sapo është larguar policia, punimet brenda në objekt vazhdojnë intenzivisht…

Këshilli anti-kazino, shprehet i bindur që deri në fund të luftojë për të drejtat e qytetarëve në raport me kazinotë./PaCensurë

Baby Boo