Prokuroria ngre aktakuzë për aksidentin tragjik në Llaskarcë


Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka lëshuar aktakuzë për gjashtë persona të cilët dyshohen se kanë kryer vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në trafik, vepra këto që rezultuan me aksidentin tragjik të autobusit të kompanisë “Durmo Tours”, ku jetën humbën 16 persona ndërsa 38 të tjerë morën lëndime të rënda trupore. Prokuroria akuzon pronarin dhe përgjegjësin e kompanisë “Durmo Turs”. Përveç tyre të akuzuar janë edhe tre punëtorë të kontrollit teknik si dhe shoferi i autobusit.

Baby Boo