E dhimbshme: Motër e vëlla humbin jetën nga COVID-19


Motër e vëlla në qyteti i Përrenjasit në Shqipëri, kanë humbur jetën në pak orë distancë nga njëri-tjetri, pasi ishin prekur nga Covid 19. Irena Bajlozi me profesion mësuese dhe vëllai i saj Agron Bajlozi kanë qenë të shtruar në spital, por nuk kanë arritur ta fitojnë betejën me sëmundjen.

Lajmi bëhet i ditur nga ish-Kryetarja e Bashkisë së Përrenjasit Miranda Rira, e cila njofton humbjen e dyfishtë në rrjetet sociale.
“E tronditur nga ikja e parakohshme, e mësueses sime të muzikës, Irena Bajlozi! Askush nga ne se mendonte se ky dreq Covid-i, do të merrte nga ne vajzën nga Prrenjasi, intelektualen, artisten me zemër të madhe! Një jetë të tërë iu përkushtove edukimit të brezave, në Rrajcë, në Prrenjas dhe kudo në zonën tonë! Ke kaluar kaq shumë nxënës në duart e tua!

Të qoftë dheu i lehtë, mësuesja ime e dashur! U prehsh në paqen e amëshueshme të Perëndisë..!”, shkruan Rira.Ndërkohë në një tjetër postim, ajo shënon në familjen Bajlozi ka një dhimbje të dyfishtë: “Dhimbje e dyfishtë për familjen Bajlozi! Sot në mëngjes ka humbur jetën edhe vëllai i saj, Agron Bajlozi! Pa fjalë..! Prrenjasi është në zi, nga kjo murtajë e zezë!!”, shkruan Rira.

Baby Boo