Prokuroria ndalon edhe të dyshuarin e pestë për vrasjen në Gjilan


Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda ka njoftuar se me urdhër të prokurorit të Shtetit është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orëve edhe i dyshuari i pestë, me inicialet R.I., për shkak të dyshimit se ka qenë i përfshirë në vrasjen që ka ndodhur mbrëmë në Gjilan, në të cilën me armë zjarri është privuar nga jeta tani i ndjeri E.R.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, ndaj të dyshuarit R.I. është lëshuar aktvendim mbi ndalim për veprën penale “Vrasja e rëndë” dhe ndaj të njëjtit do të vazhdojnë me procedurat e e tjera hetimore.

Theksojmë se Policia e Kosovës ka arritur që t’i arrestojë katër personat, të cilët kanë qenë të përfshirë në po të njëjtin rast dhe të njëjtit janë ndaluar për 48 orë me urdhër të Prokurorisë. Personat me inicialet V.H., B.K., A.S. dhe E.N. dyshohen se kanë qenë të përfshirë në vrasjen e tani të ndjerit E.R., i cili si pasojë e plagëve të marra ka vdekur.

Baby Boo