Prokuroria mbledh dëshmi të reja, zgjerohet hetimi për tentim vrasjen e Selës


Prokuroria Themelore Publike punon në zgjerimin e akatkuzës për sulmuesit e tjerë që u identifikuan gjatë prezantimit të video materialve në fund të procesit të parë gjyëqsor për tentim vrasjen e liderit të ASh-së Ziadin Sela.

Autoritetet nuk japin shumë detaje, por thonë se po punohet intenzivisht në grumbullimin e materialeve të nevojshme për të përpiluar atkëakuzën e re.

“Në lidhje me lëndën për të cilën shfaqet interes, prokurori kompetent publik nga Prokuroria Publike Shkup lëshoi një urdhër në Ministrinë e Brendshme për përcaktimin e identitetit të kryerësve të një vepre penale dhe për sigurimin e provave të përfshirjes së tyre në veprim”, thuhet ne kumtesen e Prokuroris Themelore Publike.

Për tentim vrasesjen e kreut të ASh-së Ziadin Sela gjykata dha gjithësej 81.5. vite burg për shtatë të akuzuarit.

Nikolla Vojminovski u dënua me 13 vjet e gjysëm burg, Aleksandar Janeveski-Toshta dhe Kire Georgievski me 13 vjet burg, Oliver Oshavkovski, Nikollçe Dimitrievski, Andrej Micov dhe Kosta Dellov u dënuan me nga 10 vjet e gjysem burg.

Ata u shpallën fajtor ku bashkërisht me qellim dhe vetëdije të plotë, barbarisht e kanë rrahur, shkelur dhe maltretuar Selen deri gati në vdekje gjatë dhunës së 27 prillit në Kuvend vitin e kaluar.

Poashtu me tre vite burg u dënua edhe Stojan Pavleski dhe me një vit e dy muaj burg Cejo Georgievski.

Baby Boo