PROKURORIA KONFIRMOI SE NUK ËSHTË RREZIKUAR E DREJTA E PENSIONIT TË TË SIGURUARAVE (VIDEO)


Nga Prokuroria Themelore Publike informojnë se nga kontrollet e deritanishme, kanë konfirmuar se nuk është rrezikuar e drejta e pensionit të të siguruarve, në rastin me mos pagesën e pensioneve për disa vite me radhë që e hapi Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.  Në kuadër të procedurës parahetimore e cila ka të bëjë me mos sistemimin e të siguruarve në shtyllën e dytë të sistemit pensional dhe mospagesën e kontributeve në fondet pensionale private, Prokuroria Themelore Publike përmes një kumtese për media thotë se nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale janë dorëzuar dokumente të cilat kanë të bëjnë me mbikëqyrjen e Ministrisë ndaj punës së Fondit për Sigurim Pensional dhe Invalidor. Deri në këtë moment, siç njoftojnë ata deri te Prokuroria Themelore nuk kanë arritur raportet e kërkuara nga Enti shtetëror për Revizion për rishikimet e kryera në Fondin e Sigurimit Pensional dhe Invalidor në periudhën kritike.

Prokuroria Themelore Publike
“Prokuroria Themelore Publike Shkup intensivisht vepron për padinë penale nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale kundër kryerësit të panjohur për vepër penale – Keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe autorizimeve sipas nenit 535 nga Kodi Penal, ndërsa ka të bëjë me shpërndarjen e të siguruarve në shtyllën e dytë të sistemit pensional dhe mospagimi i kontributeve në fondet private pensionale. Nga kontrolli i deritanishëm, prokuroria konfirmoi se nuk është rrezikuar e drejta e pensionit të të siguruarave në Republikën e Maqedonisë së Veriut”.

Gjithashtu në kumtesë qëndron se PTHP ka marrë dëshmi nga drejtori i përgjithshëm i Fondit për Sigurim Pensionale dhe Invalidor, përfaqësuesi i Agjencisë për Supervizion të Sigurimit Pensional me Financim Kapital, kryetarit të Këshillit drejtues të Shoqërisë së parë pensionale dhe përfaqësuesit  të shoqërisë pensionale SAVA. Kurse lidhur me vazhdimin e këtij hetimi nga Prokuroia thonë se për këtë do të vendos Prokurori Publik i lëndës.

Prokuroria Themelore Publike
 “Më 8 shkurt të këtij vitit, prokurori publik kompetent i cili vepron në padinë penale të parashtruar, e mori në pyetje edhe parashtruesin e padisë, ministren e Punës dhe Politikës Sociale Mila Carovska. Prokurori Publik do të vendos nëse është e nevojshme të ndërmerren edhe veprime tjera gjatë procedurës parahetimore”.

Më herët, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska dorëzoi padi penale e cila ka kishte të bëjë me moskryerjen e ndarjes së sigurimeve në shtyllën e dytë të sistemit pensional dhe mospagesën e kontributeve në fondet private pensionale. Prokuroria Publike ka nisur hetim lidhur me skandalin e Fondit Pensional. Në bazë të asaj padie shteti do duhej që 19 milionë euro t’ua kthejë më shumë se 12.000 personave të siguruarve, paratë për sigurim pensional të të cilëve, në 10 vitet e fundit nuk ishin paguar në shtyllën e dytë pensionale, shtyllë që është e obligueshme dhe në të cilin personat e siguruar kanë llogari individuale te shoqëritë e sigurimit pensional.

Baby Boo