Prokuroria kërkon paraburgim për tre persona të dyshuar të cilët mbrëmë e dogjën flamurin maqedonas

Prokuroria Themelore Publike e Shkupit ka nisur procedura kundër tre persona të rritur për veprën penale “Nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit mbi baza kombëtare, racore, fetare dhe të tjera diskriminuese”, sipas nenit 319, paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ndërkohë, ndaj një të mituri të përfshirë do të zhvillohet procedurë e rregullt në përputhje me Ligjin për Drejtësi për Fëmijët, ka bërë të ditur Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Të dyshuarit më 28 nëntor 2024, rreth orës 20:00 deri në 23:00, në bulevardin “Krste Misirkov” në Shkup, pas përfundimit të manifestimit në sheshin “Skënderbeu” me rastin e festimit të Ditës së Flamurit Shqiptar, përmes talljes ndaj simboleve kombëtare, konkretisht duke djegur, shkatërruar dhe grisur flamurin shtetëror, kanë nxitur urrejtje, përçarje dhe mosdurim mbi baza etnike, thuhet në deklaratën e Prokurorisë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Për të rriturit e dyshuar, prokurori publik kompetent i ka paraqitur gjyqtarit të procedurës paraprake në Gjykatën Penale Themelore të Shkupit propozim për caktimin e masës së paraburgimit.