Ndërtim i ri në Kërçovë, banorët dolën në rrugë për të penguar nisjen e punimeve (VIDEO)


Banorët e lagjes “Ivanidoll” të Kërçovës dolën në rrugë për të ndaluar ndërtimin e një ndërtese. Ata penguan makinerinë e cila kishte ardhur që të fillojë punimet për ndërtimin e banesave sociale në këtë lagje. Qytetarët e revoltuar kërkojnë që në vend të ndërtesës, të ndërtohet ndonjë çerdhe, shkollë ose ambulantë.

“Në vendin e njëjtë le të bëjnë çerdhe për fëmijë, le të bëjnë një ordinancë, le të mos na bijën njerëz që nuk do të mund të merremi vesh”.
Ata thonë se për kërkesën e tyre e kanë njoftuar që moti kryetarin e Komunës, madje edhe disa herë kanë bërë peticion për ndalimin e projektimit të së njëjtës.

“Bllokojmë ndërtimin e banesave sociale, për kategori të njerëzve të cilët me të vërtetë njerëzit nuk janë të disiplinuar, po sillen keq dhe shumë punë që do të sjellin problem të mëdha në të ardhmen në këtë lagje dhe do të prishet harmonia e jetesës së qytetarëve që jetojnë në këtë lagje”, tha Ivan Jovanoski, kryetar i Bashkësisë lokale Ivanidoll.

“Atë pjesë të njerëzve i njoh sepse kam punuar në televizion dhe kam pasur punë me ata dhe me të vërtetë mendoj se do ta prishin rendin dhe qetësinë në lagjen tonë, bëhet fjalë për kategori të njerëzve të cilët me të vërtetë janë jashtë normave njerëzore”, tha Zoran Gavrilloski, banor.

Banorët në prezencë të policisë po debatonin me kompaninë nga Manastiri e cila duhej sot të fillonte punimet.
“Nuk mund të bëni këtu çfarë të doni, lejo atje këtë bëni, lejo këtu atë bëni, pse nuk e bëjnë poshtë?”.
Pas një debati kompania në fjalë u kthye pas, sepse banorët nuk lejonin që të ngjitej lartë për të filluar punimet.
Ndërtimi i banesave sociale është miratuar në këshillin e komunës së Kërçovës nga përbërja e kaluar e këshillit. Projekti financohet nga Bashkimi Evropian në bashkëpunim me Komunën e Kërçovës me vlerë 800.000 euro.

Baby Boo