Prokuroria: Art Kurti ka bërë vetëvrasje


Tashmë edhe zyrtarisht është konstatuar se aktori gjakovar ka kryer vetëvrasje.

Art Kurti u gjet i vdekur më 24 prill të vitit 2018, në veturën e tij në fshatin Goden dhe pas shumë spekulimeve për ndonjë vrasje kriminale, sot është konstatuar se aktori ia ka marrë jetën vetes.

Kështu së paku shkruan në një komunikatë të lëshuar nga Prokuroria Themelore e Gjakovës, ku në bazë të hetimeve që ka bërë konstaton se ai ka bërë vetëvrasje.

“Pas ndërmarrjes së një sërë veprimesh hetimore, dhe kryerjes së autopsisë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore në Prishtinë si dhe marrjes së Raportit të Ekspertimit nga ana e Agjencisë së Kosovës për Forenzikë, Art Kurti konstatohet se ka kryer vetëvrasje”, shkruan në njoftimin e Prokuroria Themelore e Gjakovës.

Kujtojmë sei lindur më 28 dhjetor të vitit 1995 në Gjakovë, aktori i njohur Art Kurti do të bëhej një emër mjaft i njohur në fushën e artit.

Baby Boo