Prokurori i Speciales ia përmend Thaçit faljen e të dënuarve në rastin “Bllaca” një ditë para nisjes për në Hagë

Nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, Thaçit përveç akuzave të rënda, ia kanë përmendur edhe një vendim të cilin ai e kishte marrë një ditë para se të niset për në Hagë për t’u paraqitur para Dhomave të Specializuara. Një prokuror gjatë paraqitjes së parë të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi ia ka përmendur atij faljen e dy të dënuarve për rastin “Bllaca”.

Baby Boo

Deklaratat e prokurorit erdhën pasi avokati David Hooper kërkoi lirimin e përkohshëm të Thaçit. Nga Zyra e Prokurorit të Specializuar u shprehën se mezi presin t’i tregojnë arsyet se pse Thaçi sipas tyre duhet të mbahet në paraburgim.

Një ditë para nisjes për në Hagë, Thaçi përmes një dekreti kishte falur një pjesë të dënimit për dy të dënuarit në rastin “Bllaca”, Shpresim Uka dhe Bekim Syla. Ukës, që ishte dënuar me 15 vite burgim në rastin “Bllaca” iu falën katër vite burgim.

Ai po vuante dënimin me burgim prej 15 viteve për pjesëmarrje në vrasjen e Ibush Kllokoqit dhe tentim vrasjen e ish-zëvendë kryeministrit të Kosovës, Adem Salihaj. Po ashtu, Thaçi e ka falur edhe Bekim Sylën, i dënuar me 12 vite burg pashtu në rastin “Bllaca”. Atij i janë falur 3 vite e 6 muaj burg.