Projekt i vj*edhur apo përputhje e ideve? Tre ndërtesat te Holiday Inn identike me veprën botërore të shpërblyer


Ky është projekti në Grac të Austrisë, ndërsa ky në qendër të Shkupit. Projekt i vj*edhur apo përputhje e ideve. Plani për ndërtimin e objekteve te Holiday Inn është identik me idenë e Tomas Puher për të cilën arkitekti me famë botërore ka fituar shpërblim. E pyetëm arkitektin e projektit, Martin Panovski, nëse ky plan është kopjuar nga Puher, por ai e hedh poshtë mundësinë e tillë.

“A e kemi marrë saktë atë ndërtesë dhe e kemi kopjuar? Jo, për shkak se thash, ndërtesa të tilla tashmë janë ndërtuar. Ajo nuk është e para dhe e vetmja në botë. Ka dhjetëra të tilla, është trend në arkitekturë dhe janë ndërtuar ndërtesa të tilla”, tha Martin Panovski – arkitekt.
Tre ndërtesat te Holiday Inn megjithatë janë në një parcelë nga hapësira e parkingut, ndërsa në dy parcelat e tjera në PDU është evidentuar që do të ndërtohen ndërtesa me 60 kate.

“Ata janë në një pjesë të parkingut. Më pas e kemi edhe pjesën tjetër të parkingut te shtëpitë, sipas planit është paraparë shesh, e më pas në vendin e shtëpive ka ende lokacione që janë paraparë për ndërtim”, shtoi arkitekti Martin Panovski.
Dhe përderisa nga njëra anë është ngritur nismë për mbledhjen e nënshkrimeve kundër ndërtimit të rrokaqiejve, sot u prononcuan edhe banorët e shtëpive përreth në Novo Mallo, afër parkingut, të cilët kërkojnë që të mundësohet ndërtimi i kompleksit i cili është paraparë të ndërtohet te parkingu.

“Jemi shumë të revoltuar nga propozimet për suspendim të planit dhe presionit që e bëjnë personat që jetojnë në shtëpi komode, përkundër banorëve të Novo Mallo. Nëse vjen deri te procedura e tillë, jemi të gatshëm të dalim në protestë, ta bllokojmë punën e komunës Qendër, si dhe të parashtrojmë padi deri në Strasbu*rg”, tha një banor.
Por, tani për tani mbetet e pasigurte nëse Këshilli i Komunës Qendër do të mbaj debat për suspendimin e planit për ndërtimin e rrokaqiejve përballë Holiday Inn. Bogdanoviq në seancën e Këshillit të Komunës, javën e kaluar para këshilltarëve ka shpjeguar se çfarë do të thotë suspendimi dhe se nëse sillet vendim i tillë, investitori mund të ngrit padi, por për këtë nuk kërkoi të votohet.

Baby Boo