Profesori Kastrati: Që nga 99 Kurti është kundër Amerikës, me mish e me shpirt ishte kundër Rambujesë


Profesori universitar Ardian Kastrati, ka deklaruar se Albin Kurti është në gjendje “ta merr në qaf krejt Kosovë” për motivet e tij politike. Kastrati ka thënë se Kurti për motivet e tij politike dhe realizmit politik i cili është peng i literaturës radikale të majtë leniniste, ta sakrifikon krejt Kosovën.

“Unë nuk hezitoj me thonë me emër me mbiemër, ky zotëriu Albin Kurti është në gjendje me marrë në qaf krejt Kosovën në emër të realizimit të motiveve të tij politike sepse është peng i literaturës radikale të majtë leniniste, në djepin e saj ka vetëm antiamerikanizëm”, tha Kastrati, transmeton Gazeta Metro.
“Për ata që e kanë thënë se Grenelli është pro-serb, i ftoj le t’i shikojnë videot kur ke këtu situata e tensionuar në fund të 2018, u quan vetëm katër xhipa, jo një batalion por vetëm katër xhipa prej Bondsteel shkuan aty te hidrocentrali në Ujman dhe thanë se këtë e ruajna na, me çka e ruajshin ata, jo me armatim të rëndë, po shumë të lehtë, më të lehtë se të FSK’së, por veç me flamurin që e quan naltë të Amerikës”, tha Kastrati.

“Këta frajerat se ai është serbofil, me mshel njërin sy Amerika, këta ja mbathin për Stankovec për 34 sekonda, e këtu lu*ftën te hidrocentrali e bën tjetër kush”, tha Kastrati në RTK. Po ashtu Kastrati tha se Kurti ishte me mish e me shpirt kundër marrëveshjes së Rambujes dhe marrëveshjes së Ahtisarit, në të cilën u vranë dy persona dhe më vonë vet Kurti erdhi në atë karrige u ulë.

“Që nga 99 e tutje, Kurti është dal kundër Rambujes me mish e me shpirt, mos të ish kanë Rambujeja nuk ish bombardu Serbia dhe nuk ishim çliru na, Kurti ka ftuar për protesta nën kauza të rrejshme për Ahtisarin dhe janë vra dy njerëz, Kurti është shku është ulë në atë karrige, Kurti del tash prapë kundër Grenellit dhe hap konflikt me Amerikën”, tha Kastrati.

Baby Boo