Profesoresha Karakamisheva e ftuar në polici, arsyeja gjuha e urejtjes


Profesoresha Tanja Karakamisheve, është ftuar në bisedë informative në stacionin policor, pasi është denoncuar për përhapje të gjuhës së urrejtjes.

Ajo sot në llogarinë e saj në Facebook tha se bëhet fjalë për përndjekje politike.

“Dje tre policë kanë keqtrajtuar fëmijët e mi të mitur, duke sjellur ftesë në shtëpi që sot në orën 11:00 të paraqiten në stacion policor ‘nën dyshimet se kam kryer vepër penale nga neni 394 i Kodit Penal – përhapje të materialeve raciste dhe ksenofobike në sistemet kompjuterike’. Jam paditur edhe nga Komiteti i Helsinkit për ‘shkaktim të urrejtjes, grindjes ose mosdurimit në baza nacionale, racore, fetare ose baza tjera’”, shkruan Karakamisheva.

“Përndjekjen politike e kanë lëshuar në maksimum. Komiteti i Helsinkit, mbrojtësit e pushtetit, do të shihemi para drejtësisë. Ju do të turpëroheni nga procedurat tuaja, unë do të jem në anën e të vërtetës dhe drejtësisë”, shkruan Karakamisheva.

Ndryshe, ajo shpesh herë ka bërë deklarata kontroverse edhe ndaj shqiptarëve të Maqedonisë.

Baby Boo