Gazeta kroate: Vetëm Zoti e di se çfarë lloj të ideve të errëta dhe shkatërruese fshihen në mendjen e Vuçiqit

“Vetëm Zoti e di se çfarë lloj të ideve të errëta dhe shkatërruese fshehen në mendjen e presidetntit Vuciq, duke thënë se ai dëshiron një Serbi evropiane dhe marrëdhënie të mira me fqinjët e saj, dhe në anën tjetër fjalimi i tij skandaloz në Kosovë, me mentalitet të njëjtë si Millosheviqi: se ata duhet të jenë nën subjektin dhe autoritetin e Beogradit”, shkruan gazeta më e madhe kroate Jutarnji List.

Baby Boo

Kjo mund të tingëllojë keq, por fjalimi i Aleksandar Vuçiqit në Mitrovicë mund të përshkruhet më së miri me thënien se ““ujku qimen e ndërron, por zakonin s’e harron”. Dhe siç shkruan Jutarnji List, pasi Vuçiq dështoi në ndryshimin të kufijve të cilat në Serbi mendojnë si “shpëtimtar të serbëve”, ai dha një një nga fjalimet më monotone tij të gjatë, i i mërzitshem dhe gjithmonë më të njëjtin mesazh: Unë i ruaj serbët. Kudo dhe kurdo.

Dhe ai luajti me parafrazimet historike të Stefan Nemanjës dhe figurave të tjera historike serbe me Sllobodan Millosheviçin mbi shpatullat e tij. Njeriun përgjegjës për krimet e Vukovarit, Škabrnjës, Sarajevës dhe Srebrenicës, për fëmijët e vrarë dhe të dëbuar, duke e quajtur një “udhëheqës të madh serb” i cili kishte qëllimet më të mira.

Kur gjashtë vjet më parë erdhi në pushtet, Vuçiq pretendoi se donte Serbinë Evropiane dhe marrëdhëniet e mira me fqinjët e tij. Një udhëheqës që mendon se Millosheviqi ishte i madh ai nuk mund të ndërton Serbinë Europiane apo marrëdhënie të mira fqinjësore. Për shkak se ata që mendojnë sikurse Millosheviqi, ata duhet të jenë nën sundimin e Beogradit, kroatët, shqiptarët, boshnjakët etj.

Dhe se Vuçiq nuk e largojë nga mendja madje as edhe një milimetër retorikën e idhujve të tij që kishte mbaruar në qelinë e Hagës, duke përfshirë mentorin e tij, kriminelin e lufte, Vojisllav Sheshelj.

Në një moment ai thotë: “Nuk e di, Zoti e di”. Po, vetëm Zoti e di se cilat ide të errëta dhe shkatërruese fshehen në mendjen e Vuçiqit.