Profesoresha Çeliku uron rektorin e ri të UEJL-së: “Për herë të parë u realizua diçka e bukur dhe me vlerë në Maqedoni”


Dje në një mbledhje të veçantë, me votim të fshehtë, Bordi i Universitetit të Evropës Juglindore (UEJL), ia dha besimin Akademik Abdylmenaf Bexheti që në katër vitet e ardhshme ta drejtojë Universitetin. Rektori i ri, vjen në këtë detyrë pas përfundimit të mandatit të rektorit të dytë të UEJL, Prof. Dr. Zamir Dika, i cili dy mandate radhazi e udhëhoqi me sukses këtë institucion unik të arsimit të lartë në Maqedoni.

Rektori i ri u zgjodh me një shumicë të numrit të përgjithshëm të votave të anëtarëve të Bordit, ndërsa procedura zgjedhore u realizua në përputhje me Statutin e UEJL.

Nuk kanë munguar edhe urimet për rektorin e ri Bexheti.

Ndër to edhe profesoresha Gjyla Çeliku, ligjërues në Universitetin e Tetovës dhe njëherit është edhe ambasadore per trojet shqiptare e Shoqatës Humanizmi Femrat Shqiptare Kudo Që Janë dhe presidente ne International Woman’s Club.

Çeliku për rektorin e ri shkroi:

“S’ka kënaqësi më të madhe kur akademiku bëhet rektor, por kënaqësia akoma më e madhe është atëherë kur e ke edhe mik!
Urime rektor i nderuar i UEJL-së Abdylmenaf Bexheti!
Për herë të parë u realizua diçka e bukur dhe me vlerë në Maqedoni!
Gēzuar miq!”

Baby Boo