Profesoresha Çeliku: Shikoni si po torturohen mërgimtarët shqiptarë nga policia maqedonase në kufi! (VIDEO)


Profesoresha Gjyla Çeliku ka publikuar në facebook disa fotografi, që sipas saj tregojnë se si po “torturohen” mërgimtarët shqiptarë që kthehen në vendlindjet e tyre në Maqedoninë e Veriut.

“Shifni këto mergimtaret ton si trajtohen nkufi si me qenë terrorista. 10 or as 1 got uj mos me na pru nuk ka as distanc as edhe duart ska ku te lahen ku te mos hyp numri i te infektuarve as distanc nuk i lajn me majt kjo osht fillimi ktu ka pas 20 persona te cilet kemi pritur gjat ter nates per mi qu ne karantin avtobusi osht i lejum vetem per 27 veta kurse te ky autobus ka pasur 32 veta te cilen jan dergu prej deve bair ne strug karantin
(Mesazh nga ngjarja)

Qeveria e Maqedonisë së Veriut torturon mërgimtarët shqiptarë”, ka shkruar Çeliku duke publikuar mesazhin e një mërgimtari.

Baby Boo