Korridori 8: Si u zgjodh për mbikëqyrje kompania ruse? – Rrustemi: “Qeveria është informuar për gjithçka”


Ndërmarrja publike për rrugë shtetërore ka anuluar tenderin në të cilin ishte përzgjedhur kompania nga Kroacia për të mbikëqyrur ndërtimin e autostradave të korridorit 8. Procedura është anuluar dhe kontrata e nënshkruar javën e kaluar është e pavlefshme pasi fituesi i tenderit nuk ka dhënë garanci bankare në vlerë prej 2.6 milionë euro. E pas kësaj është zbuluar se kompania kroate IGH është kompani ruse. Këtë mbrëmë e bëri të ditur zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë Artan Grubi në Click Plus të TV21.

“Kur ne e kontrolluam doli se në pronësi kompania kroate është në pronësi ruse dhe në bordin drejtues gjithashtu a rus të cilët janë të ndërlidhur me shtetin.

E kush gaboi këtu?
Ashkush nuk gaboi po ju jap një informacion ekskluziv. Të gjitha mjetet kjo kompani i kishte në bankë ruse.”- deklaroi Artan Grubi – zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë. Por drejtori i NP Rrugët Shtetërore Ejup Rrustemi tha se drejtoria e tij e ka informuar për çdo gjë Qeverinë. Ai tha se kjo ka qenë një befasi sepse kompania vjen nga shtet anëtare i BE-së.

“Ne për çdo ditë kemi procedurë për zgjedhje të kompanive të ndryshme. Ne nuk kemi ndonjë listë nga ana e institucioneve relevante qeveritare për mos me zgjedh komani të tilla të cilat kanë ndikime të caktuara ruse dhe ne në bazë të ligjit nuk kemi ndonjë vendim nga Qeveria që për zgjedhjen e çfarëdo lloj kompanie të kemi një vendim të tillë që të zgjedhim apo mos të zgjedhim. Punëtorët e NPRRSH nuk kanë informacione të caktuara për të pyetur se cila kompani, kush është pronari i saj.”- pohoi Ejup Rrustemi – drejtor i NP Rrugët Shtetërore.

Ndryshe Grubi në Click Plus tha që është mirë që kjo u zbulua sepse siç shtoi kjo mund të ketë qenë ndonjë skenar për ta minuar korridorin 8 dhe kompaninë amerikane Bechtel & Enka për të pasur sukses në zbatimin e këtij projekti.

Baby Boo