Problemet me të cilat përballen fëmijët me sindromën Daun


Prindërit e fëmijëve me sindromën Daun kërkojnë që sistemi i arsimor dhe shëndetësor të krijojë kushte më të mira për trajtimin dhe shkollimin e këtyre fëmijëve. Në shkollat tona mungon stafi adekuat për trajtimin e tyre. Në ditën botërore të fëmijëve me sindromën Daun prindërit iu bën thirrje institucioneve që të krijojnë kushte dhe shërbime më cilësore për këta fëmijë.

Unë jam një prind, kam fëmijë me nevoja të veçanta. Si prind është rëndë ta kesh një fëmijë të tillë. Ai shkon në shkollën “Idnina” është shumë mirë por më së shumti mungon logoped sepse e çojmë në logoped privat. Ka ngecje në të folur por përmes shkollës ka arrit diçka, është më mirë – tha Ilmie Jusufi, prind.

Defektologët apelojnë që fëmijët e diagnostikuar me sindromën Daun të dërgohen për trajtim në moshë sa më të vogël.

Menjëherë pas diagnostikimit, trajtimi është shumë i rëndësishëm të bëhet në moshat e hershme sidomos ndërhyrje me fizioterapist, sepse këta fëmijë pos problemeve gjuhësore, kognjitive, kanë probleme edhe motorike, prandaj duhet të ndërhyhet nga fizioterapisit, defektologu, logopedi. Me sensibilizimin e popullatës është ngritur vetëdija, prindërit i sjellin fëmijët që në moshën e hershme për trajtim me logoped, defektolog, fizioterapist sepse trajtimi i hershëm është shumë frytdhënës në zhvillimin dhe ecurinë e fëmijës. Këta fëmijë nuk duhet të izolohen, të mbyllen, të mos arsimohen – deklaroi Shpresa Rashiti, Defektologe.

Ndër kërkesat e shumta të prindërve, ishin edhe hapja e më shumë qendrave ditore si dhe ndihmë shtetërore për trajtimin e personave me nevoja të posaçme.

Baby Boo