Kush është vajza e videos në zyrën e Gjicit. SPAK drejt vendimit për arrest


Vajza e cila është pjesë e videoskandalit me kryetarin e bashkisë së Kukësit është A.K, 40 vjeçe nga Berati, e martuar në Durrës dhe ka një biznes këshillimi në Tiranë

Inicialet dhe të dhënat u bënë të ditura nga SPAK. Ajo tani po merret në pyetje nga Prokuroria e Posaçme.

Gjici rrezikon deri 7 vite burg pas video skandalit të publikuar në rrjet ditën e sotme për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, vepër penale kjo që parashikohet nga neni 248 i Kodit Penal.

Baby Boo