Filipçe tregon për gjendjen shëndetësore të gjashtë pacientëve me koronavirus


Në Klinikën për sëmundje infektive dhe sëmundje febrile ka shtatë pacientë me koronavirus, të cilët janë në gjendje stabile, fotografi të lehtë klinike dhe askush nuk ka nevojë për ventilim mekanik. Testi kontrollues i pacientes, e cila ishte e para tek të cila është konfirmuar virusi, është negativ dhe ajo gjatë ditëve të ardhshme do të lëshohet në mjekim shtëpiak. Në këtë moment testohen 12 pacientë, tha sot në konferencë për shtyp në Qeveri, ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe dhe apeloi që të gjithë qytetarët t’u përmbahen masave për mbrojtje nga koronavirusi.

Nga 12 pacientë të cilët testohen, tha ai, dy në Klinikë infektive kanë ardhur me shenja të gripit. Ata kanë udhëtuar në Itali dhe kanë ardhur të shëndoshë para pesë -gjashtë ditëve, ndërsa në mëngjes janë zhvilluar simptome dhe janë marrë materiale, tetë janë nga Dibra dhe ata janë fqinjë të tre të infektuarve, të hospitalizuar para disa ditëve, dhe kanë pasur kontakte intensive me ta, dhe ata janë në Klinikë, një pacient është nga Sektori infektiv në Shtip, i cili ka qenë me shenja të gripit nga Koçani, i cili po ashtu ka udhëtuar në Itali, ndërsa një pacient është dërguar përmes Qendrës për shëndet publik në Prilep.

Ai tha se për dy orë priten rezultatet nga testimi dhe do ta informojnë opinionin.

Lidhur me rekomandimet të cilat dje i janë kumtuar opinionit, tha se mungesa ndaj punëdhënësit, punëtori e rregullon me vërtetim të dhënë nga kopshti për fëmijë, respektivisht shkolla në emër të prindit me shenjë për kohën në të cilën e njëjta vlen që të arsyetohet mungesa.

“Lidhur me ndërprerjen e punës së qendrave ditore për kujdes të personave me pengesa, lirimi nga aktivitetet e punës së prindit të personit me pengesa është zgjeruar edhe në këta persona të cilët janë të moshës 26 vjeçare, do të thotë kjo masë vlen edhe për prindërit e personave dhe fëmijëve të cilët janë vendosu dhe shfrytëzojnë shërbime në Qendrat për persona me pengesa. Po ashtu edhe për prindërit e fëmijëve nga kopshtet për fëmijë ose nga shkollat do të duhet të jepet vërtetim se janë shfrytëzues të atij shërbimi”, tha Filipçe.

U imponua, tha ai, çështja për dy prindër të cilët punojnë në sektorin e njëjtë, e ky rekomandim nuk vlen për sektorin shëndetësi, polici, ushtri, shërbimet zjarrfikëse dhe sot në seancë të Qeverisë do të diskutojmë edhe Drejtorinë e doganave.

“Do të thotë nëse dy prindër punojnë në kuadër të sektorit të njëjtë, do të duhet njëri të lirohet nga puna dhe prindërit vetushqyes duhet të lirohen nga puna. U imponua çështja nëse këto masa, duke i marrë parasysh se janë rekomandime, përveç për kompanitë shtetërore, të vlejnë edhe për ato private. Them se këto masa vlejnë për të gjithë dhe mosrespektimi do të sanksionohet dhe dënohet në pajtim me nenin 205 dhe 206 nga Kodi penal për rezik nga përhapja e sëmundjes infektive”, tha Filipçe.

Ai potencoi se në çdo kohë janë të kapshëm për informatë në cilëndo pjesë të ditës.

“Më vjen keq që ishim dëshmitarë të lajmeve të rreme dhe të spekulimeve. Vlerësoj se kjo duhet të shmanget me qëllim që të mos krijohet panik e panevojshme. Ne jemi para sëmundjeve praktikisht të gjithë të njëjtë dhe për këtë shkak bartim përgjegjësi të barabartë. Apeloj që të gjithë t’u përmbahen masave për mbrojtje nga koronavirusi”, tha Filipçe dhe i përsëriti masat për mbrojtje nga koronavirusi, dhe ato janë izolim i detyrueshëm 14-ditor nëse dikush vjen nga rajonet e rrezikuara, mbajtje të higjienës personale – larje e shpeshtë e duarve dhe dezinfektimin e tyre.

Ai shtoi se deri në ora 14 do të mbahet seancë e Qeverisë, pas çka do të organizohet edhe një pres konferencë me qëllim që opinioni tërësisht të jetë i informuar.

Baby Boo