Problematikët në shkollën “Penko”, rasti denoncohet në MPB


Institucionet janë “zgjuar” pas lajmit të publikuar , se dy prej shtatë nxënësve problematikë në Shkollën Fillore “Penko”, mbajnë me vete armë të ftohta, si thikë dhe elektroshok, të cilat i përdorin për të frikësuar nxënësit e tjetë dhe për të marrë “ Haraç” prej tyre. Shkolla “Penko” u kujtua ta denoncojë zyrtarisht këtë rast në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Këtë gjë e konfirmojnë edhe nga policia dhe theksojnë se tani do të veprojnë në kuadër të kompetencave që kanë. Nga ana tjetër ministri i Arsimit, Arbër Ademi, thotë se nuk është kompetent për të kërkuar përgjegjësi nga drejtori i shkollës, i cili një ditë më parë tha se nuk ka qenë i informuar për këtë rast pasi deri tani askush nuk ishte ankuar, por kjo bie ndesh me informacionet që na japin prindërit, të cilët thonë se deri tani disa herë kanë kërkuar nga drejtori që të marrë masa, pasi ky problem ekziston gati dy vite.

“Dënojmë çdo manifestim të dhunës dhe veprimeve të tjera që pengojnë procesin edukativo-arsimor. Si ministër i Arsimit dhe Shkencës, mund të them se janë organet operative që do të duhet të vërtetojnë të gjitha këto konkluza të prindërve të shqetësuar, por ajo çka është me rëndësi është që të sigurohet proces edukativo-arsimor ashtu siç duhet, të respektohen dispozitat ligjore, të respektohen standardet nga të gjithë aktorët në një institucion arsimor, shkollë fillore në këtë rast dhe të vërtetohet përgjegjësi, nëse ka një përgjegjësi të tillë nga vet organet përkatëse kompetente- deklaroi Arbër Ademi- ministër i Arsimit.

Shkarkimi i drejtorit të shkollës në fjalë është nën kompetencat e Komunës së Butelit. Kryetari i kësaj komune, Velimir Smilevski, thotë se do të shqyrtohet e gjithë situata dhe më pas do të kërkohet përgjegjësi eventuale. Sipas tij për rastin me shkollën “ Penko” është informuar nga drejtori i shkollës një ditë më parë.

“Për rastin na ka informuar dje drejtori i shkollës dhe nga i njëjti kemi kërkuar që rastin ta paraqesë në polici dhe të ndërmarr të gjithë hapat e nevojshëm. Duhet të shqyrtohen të gjitha detajet të bisedohet me prindërit, me mësimdhënësit dhe drejtuesit e shkollës dhe pasi të analizohen të gjitha këto duhet të shihet se përse nëse ky rast po ndodh për një kohë aq të gjatë sa thonë prindërit, mësimdhënësit nuk e kanë paraqitur të njëjtin tek drejtori, apo nëse dikush i ka mbrojtur këta fëmijë. Pasi të analizohen këto do të ndërmerren të gjitha masat e nevojshme nëse dikush duhet të vendoset para përgjegjësisë- tha Velimir Smilevski- kryetar i Butelit.

Për veprimin e nxënësve problematikë në shkollën Petar Zdravkovski Penko, Disa informacione një ditë më parë pasi disa prindër të shqetësuar thanë se fëmijët e tyre refuzojnë të shkojnë në shkollë për shkak se janë të tmerruar nga grupi problematik.

Baby Boo