Një qytetar i Kosovës është privuar nga liria sot nga Policia e vendit, pasi kishte hequr tabelën e një rruge, vetëm pse ajo e mban emrin e një meshtari katolik.
Ai, i irrituar nga emërimi i një rruge të fshatit me emrin e një meshtari katolik, ka hequr tabelën njoftuese të vendosur breg rrugës së fshatit.
Bëhet fjalë për tabelën njoftuese të rrugës që mban emrin e meshtarit At Lugj Palaj – dëshmor që ra në kryerje të detyrës së shenjtë për njerizimin.
E, pas këtij veprimi, të kryer nga individi i identifikuar si Armend Gashi, Prokuroria Themelore e Pejës ka bërë të ditur për Gazetën Express se ka autorizuar Policinë e Kosovës që personin në fjalë ta shoqërojë në stacion policor.
Policia është autorizuar gjithashtu që “të njëjtin ta intervistojë lidhur me veprimet e tij”.
Më pas do të vendoset lidhur me vepërimet tjera rreth këtij rasti, ka thënë Shkodran Nikçi, zëdhenes i Prokurorisë Themelore në Pejë.