Pritje të gjata në pika kufitare


Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pandërprerë, nëpër rrugë të lagështa. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar.

Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM) njofton se në vendkalimin kufitar Tabanoc për hyrje në vendin tonë pritet nga 40 deri në 60 minuta. Ndërkohë në vendkalimet tjera nuk ka pritje më të gjata.

Nga LAMM gjithashtu njoftojnë se trafiku në mbarë vendin po zhvillohet pa pengesa, megjithatë rekomandojnë vozitje të kujdesshme dhe respektim të rregullave të komunikacionit.

LAMM rekomandon shpejtësi të përshtatur të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur në komunikacion dhe drejtim me kujdes me automjetet, veçanërisht në rrugët përgjatë luginave, luginave të lumenjve dhe grykave, ku ka mundësi për rrëshqitje të sheut. Kjo veçanërisht ka të bëjë për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Baby Boo