Pritje të gjata në kufij, revoltohen mërgimtarët


Mërgimtarët ankohen se janë lodhur e dërrmuar. Kanë kaluar shumë kilometra e kur vijnë në hyrje të Kosovës duhet të presin ende. Thonë se askund nuk presin më shumë se këtu, percjell Fakte.

Sipas tyre, gjatësia e kolonës arrinte në mbi 2 km dhe pjesëtarët kufitarë nga ana e Serbisë punonin shumë ngadalë, duke përmendur këtu edhe punimet që po bëhen për pikë të re kufitare.

Andaj i akuzojnë zyrtarët institucionalë për tollovitë e krijuara në pikat kufitare.
Por edhe për të dalë nga Kosova gjatë së mërkurës u krijua kolonë e madhe.
Udhëtarët ishin zgjuar që herët në mëngjes, në mënyrë që të kalonin më lehtë por ngecën sërish.

Ndërkaq, ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, thotë se te pala kosovare mund të pritet 2 ose 3 minuta por vonesat për të hyrë në Kosovë po i shkakton pala serbe.

Në anën tjetër, disa nga mërgimtarët thonë se për vitet e ardhshme, nëse nuk bëhet ndonjë zgjidhje, as që do ta marrin mundin të vijnë në Kosovë.

Baby Boo