Prishtina bën historinë, kualifikohet në raundin e parë të Liga Evropës


Skuadra e Prishtinës ka shkruar historinë, duke u kualifikuar me shumë “stil” në raundin e parë të eliminatorëve në Liga Evropa. “Bardhekaltërit” nga kryeqyteti i Kosovës fituan me rezultat 5:0 skuadrën nga Gjibraltari, FC Europa në ndeshjen e kthimit të raundit paraeliminatorë të këtij kompeticioni përcjell Fakte.

Golat për triumfin e Prishtinës në stadiumin “Adem Jashari” të Mitrovicës i shënuan Mankenda, Januzi, Pafqeli dhe dy herë realizoi Dallku. Prishtina vazhdon avanson më tej me rezultat të përgjithsëm 6:1, pasi ndeshja e parë e luajtur në Gjibraltar u mbyll me barazim 1:1. Prishtina në raundin e parë eliminator të Liga Evropës do të përballet me skuadrën nga Luksemburgu, Fola ESCH.

Baby Boo