Ja si është gjendja me Covid-19 në Kumanovë dhe Likovë


Qendra për Shëndet Publik në Kumanovë në 24 orëshin e fundit ka regjistruar 24 të saposëmurë nga Kovid-19, kumtuan sot kompetentët e institucionit shëndetësor. Prej tyre, 15 janë në Kumanovë, ndërsa nëntë në Likovë.

“Në Kumanovë, pas një muaji kemi numër më të madh të të sëmurë. Të saporegjistruarit nga Likova, sërish vijnë nga klasterë tashmë të njohur”, deklaroi drejtori i institucionit, dr. Arif Latifi.

Potencoi se në Kumanovë mes 15 të saposëmurëve, ka tre infermiere dhe një person nga shërbimi teknik i spitalit, katër inspektorë të tregut, një i saposëmurë është nga Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor, ndërsa njëri është mjek i cili punon në Shkup.

Sot janë kryer 40 testime nga të cilat 25 në Likovë, të tjerat janë me “Termini Im” dhe në bazë të indikacioneve epidemiologjike. Deri në fund të ditës pret të testohen edhe dhjetë persona.

Baby Boo