Prindërit e fëmijëve deri 10 vjeç janë liruar nga puna, porositi Filipçe


Nënat, përkatësisht prindërit e fëmijëve deri 10 vjeç janë liruar nga puna dhe besoj se ky problem administrativ mund të zgjidhet, tha në konferencën e sotme për shtyp ministri i Shëndetësisë, Venko FIlipçe, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve lidhur me kopshtet për prindërit të cilët reagojnë – nëna, të cilave pushimi i lindjes u ka përfunduar para se të vendoset gjendja e jashtëzakonshme, nuk i kanë regjistruar fëmijët në kopsht dhe nuk mund të marrin vërtetim dhe duhet të shkojnë në punë.

“Për këtë disa herë biseduam që në fillim të krizës sepse që atëherë kishte prindër të cilët kishin shembull të këtillë, kështu që shërbimet administrative në kopshte dhe në institucione të tjera të cilat nuk funksionojnë punojnë. Ky ishte rasti edhe me regjistrimin për vitin e ardhshëm. Kështu që nuk do të duhej të paraqesë problem dhe për këtë mund ta konsultoj MSHIA-n nëse bëhet fjalë për diçka që është problem në terren apo është ndonjë keqkuptim”, theksoi ministri Filipçe.

Ministri i Shëndetësisë paraprakisht edhe njëherë përsëriti se tani për tani kopshtet nuk do të hapen për pranim të fëmijëve.

“Kopshtet akoma nuk mund t’i hapim, sepse dëshirojmë t’i mbrojmë fëmijët. Viti shkollor përfundoi, u bëj thirrje prindërve, t’u thonë se duhet të mbajnë maska dhe të mos grupohen, edhe pse të rinjtë më rrallë sëmuren dhe më[ shpesh në mënyrë asimptomatike por e përhapin infektimin”, tha Filipçe.

Baby Boo