Nedellkov beson se deri nesër arrihet marrëveshja me MASH


Kryetari i Sindikatës së Arsimit, Kulturës dhe Shkencës, Jakim Nedellkov tha se deri nesër pritet të arrihet marrëveshje me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës për rritjen e pagave në arsim dhe për marrëveshjen e re kolektive, përcjell TV21. Nedellkov tha se beson që marrëveshja e arritur për mësimdhënësit do të vlejë edhe për punonjësit në çerdhe.

“Ajo që do të dakordohet në lidhje me rritjen e pagave në veprimtarinë e arsimit, do të vlejë edhe për përkujdesjen e fëmijëve. Definitivisht ajo që është dakorduar me njërin dhe me tjetrin ministër, gjegjësisht me grupet e punës e të dy ministrive, që edhe marrëveshjet kolektive do të nënshkruhen në kornizën përkatëse, gjegjësisht termin për të cilin jemi afër për përcaktim. Rreth MASh, ku jemi nën mbulimin e ndërmjetësuesit, afati mbaron nesër dhe besoj që deri nesër do të mbarojmë”, tha Nedellkov.

Baby Boo