Prindërit ankohen te Avokati i Popullit për grevën, Zyberi: “Përparësi duhet dhënë të drejtave të fëmijëve” (VIDEO)


Që nga fillimi i grevës së mësimdhënësve, disa prindër janë ankuar deri te Avokati i Popullit se përse nuk ka mësim nëpër shkolla, por nuk janë ankuar për parandalimin e grevës, informoi Avokati i Popullit, Naser Zyberi.
Theksoi se në një nga parashtresat e prindërve thuhej se ata mbështesin grevën e mësuesve, por me kërkesë që Avokati i Popullit të marrë masa për vazhdimin e procesit mësimor.

“Pra, është e drejtë paralele, e garantuar me Kushtetutë. Por në situatë të tillë, sipas dokumenteve ndërkombëtare dhe Konventës për të Drejtat e Fëmijës, në rast të konfliktit të dy të drejtave, përparësi duhet t’u jepet të drejtave të fëmijës, që do të thotë se procesi arsimor nuk duhet të pësojë pasoja”, tha Zyberi.

Zyberi i bëri apel Qeverisë që të vazhdojnë negociatat me sindikatat e të punësuarve në arsim që të gjendet zgjidhje, por t’i përkushtohet vëmendje edhe gjendjes materiale të të gjithë punonjësve në arsim. Ndërkohë ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri, tha se sot ka pasur komunikim me kreun e SASHK-ut, Jakim Nedellkov. U bëri thirrje mësimdhënësve që ta shqyrtojnë edhe njëherë vendimin për ndërprerje të mësimit dhe ta kenë parasysh ofertën për ngritje të pagave prej 10 %.

“Për këtë temë të rëndësishme ne mundet me përfaqësues të SASHK dhe Këshillit të tij çdo ditë t’i vazhdojmë bisedimet, por nuk dua pasoja të ketë procesi arsimor. 12.27- Nuk ndalemi këtu, kemi hapësirë për diskutim, por gjithmonë të kemi parasysh se kjo përqindje në këtë moment është në një situatë shumë të ndryshme sepse në vitet e kaluara nuk ka pasur krizë zë këtillë ekonomike”.

Timço Mucunski nga VMRO-DPMNE shtoi se mjafton të krahasohemi me vendet e rajonit dhe do ta shohim se deri ku jemi me pagat e mësimdhënësve. I apeloi Qeverisë që urgjent të gjejnë zgjidhje.
“Qeveria duhej të ishte e vetëdijshme se kur merr hapa të caktuar ato krijojnë reperkusione edhe mbi veprimtaritë dhe sektorët e tjerë. Tani në vend se të bëjnë press konferenca politike dhe të hedhin fajet, apeloj që të ulen dhe të gjejnë zgjidhje”.

Në mbledhje të Qeverisë sot ministri Shaqiri do të informojë për situatën në arsim dhe përfundimet do të dërgohen edhe te Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SASHK), nuk precizoi nëse në mbledhje të qeverisë do të shqyrtohet përqindje e re e cila do t’i ofrohet SASHK-ut.

Baby Boo