68-vjeçari nga Strumica kapet me 11 emigrantë nga Nepali dhe India, arrestohet nga policia


MPB bën me dije se ditën e sotme në orën 00:50 në itinerarin ndërmjet fshatit Svidovica dhe fshatit Kuklishit zyrtarët policor kanë privuar nga liria A.D (63) nga Strumica.
Ai është gjetur me një grup prej 11 migrantësh (5 nga India dhe 6 nga Nepali), të cilët do të transferohen në Qendrën e pritjes dhe transitit në Gjevgjeli.

Për rastin është njoftuar Prokurori Publik, ndërsa i arrestuari për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale nga neni 418-b, është ndaluar në stacionin policor për procedurë të mëtutjeshme.

Baby Boo