Princeshave të Disneyt u mungojnë gjymtyrë të trupit që askush nuk i ka vërejtur


Po, disa prej princeshave të “Disneys” nuk janë me të vërtetë krijesat më realiste në botë, këtë të gjithë e dinë.

Përveç që gjithmonë kanë një bel të hollë, sy të mëdhenj dhe flokë të harlisura, kohët e fundit është vërejtur se disa prej tyre nuk kanë as veshë.

Por veshët nuk janë pengesa e tyre e vetme, nëse shikoni më mirë, do të shihni se nuk kanë thonj në duart e tyre.

Nuk është shpjeguar kurrë se pse animatorët kanë zgjedhur këtë formë të paraqitjes së princeshave, por supozohet se ka të bëjë me reduktimin e kohës dhe kostos së krijimit të një princesheje.

Kjo teori mbështetet nga deklarata e Walt Disney së Mickey Mouse ku ka vetëm katër gishta. Dhe disa prej “Disney Princess”, në disa skena, mund t’i shohim pa gishta.

Megjithatë, ka animatorë ambiciozë që i shfaqin disa prej princeshave me thonj. Ato nuk ishin të vetmet që nuk kishin thonjtë, edhe karakteret mashkullore nuk kanë thonj.

Baby Boo