Prilep, sot votojnë 29 qytetarë të prekur nga Covid-19 dhe në vetizolim

Në Prilep sot votojnë 29 qytetarë të sëmurë nga koronavirusi dhe në izolim. Këshilli special i personave mjekësor në mëngjes nga Komisioni Komunal Zgjedhor e mori material votues pajisjen mbrojtëse dhe sipas protokolleve për mbrojtje me skafanderë dhe zbatim të masave e realizuan votimin në shtëpitë e qytetarëve.

Sipas mjekes Biljana Kërzheska kryetare e këshillit janë ndërmarrë të gjitha masat.
Nesër në Prilep do të votojnë 489 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm. Të mërkurën sërish të drejtën e tyre të votës do të mund ta realizojnë 64.004 qytetarë.

Prej 142 vendvotimeve do të votohet në 130 sepse 12 janë bashkuar pasiqë kanë më pak se 10 votues. Për shkak të sigurisë dhe mbrojtjes së qytetarëve 13 vendvotime janë dislokuar që t’i plotësojnë kushtet e hapësirave.