Prezentohet lokomotiva e parë elektrike me bateri

Kompania Pittsburgh-Pennsylvania pohon se lokomotiva e re është “dramatikisht më e fuqishme” se makina elektrike e Tesla dhe mund të ndihmojë në uljen e ndjeshme të emetimeve të karbonit në sektorin tashmë relativisht “të gjelbër” të transportit hekurudhor.

Baby Boo

Bateria elektrike mund të çiftëzohet me një motor nafte tradicional për të zvogëluar konsumin e karburantit me më shumë se 11%, duke çuar në një ulje prej 11% të emetimeve të karbonit. Kjo korrespondon me një konsum më të ulët prej gati 24,000 litra karburant dhe 70 ton më pak emetime të karbonit.
Lokomotiva, e quajtur FLXdrive, kaloi me sukses testet në Kaliforni në fillim të këtij viti dhe mbuloi rrugën 20,920 kilometra midis Barstow dhe Stockton në tre muaj. Lokomotiva 194.044 kilogramë përdor 18.000 bateri litium-jon për të zhvilluar deri në 4.400 kf. Kapaciteti i energjisë është 2.4 mWh, dhe bateria mund të ngarkohet me frenim rigjenerues.

FLXdrive përdor një sistem kontrolli të lundrimit me një sistem inteligjence artificiale të quajtur Trip Optimizer për të optimizuar efikasitetin e energjisë. Wabtec tashmë është duke zhvilluar një lokomotivë elektrike të gjeneratës së dytë me një bateri me një kapacitet prej 7 mWh, e cila do të zvogëlojë konsumin e karburantit dhe emetimet e karbonit deri në 30%. Ajo lokomotivë do të ketë një fuqi të barabartë me 100 makina Tesla.
Kompania australiane Roy Hill ka blerë trenat e parë Wabtec të disponueshëm komercialisht FLXdrive, dhe versioni i gjeneratës së dytë do të jetë në dispozicion në 2023. Kjo kompani është e angazhuar në miniera.