Prezantuesja e prekur nga kanceri i dedikon libër djalit 2-vjeçar: Ai nuk do më mbajë mend


Rachael Bland, 40 vjeçe, është një prezantuese e njohur e rrjetit televiziv BBC. Ajo ka vendosur që të shkruajë një libër dedikuar të birit me titull “For Fred” (Për Fredin).

Gazetarja e lindur në Uells, nisi të punonte për librin në vitin 2016, kur u diagnostikua nga kanceri i gjirit.

Pavarësisht një sërë terapish që ndoqi, Bland zbuloi se ishte në fazën e fundit të sëmundjes. Për këtë arsye, mendoi që të përgatiste një vepër për të birin.

“Dua që të kujtohet për mua”, shpjegoi gruaja. Me anë të tij, gazetarja dëshiron që i biri të njihet me jetën e së ëmës, kur të rritet.

“Ndodhet në një moshë, kur nuk do kujtojë asgjë për mua. Dua vetëm ti them diçka, në mënyrë që ai të ketë një ide për mua në të ardhmen”, shprehet ajo.

Tashmë prezantuesja është në kërkim të një editori për librin e kujtimeve, në të cilin gruaja do ti japë të birit disa këshilla se si të gjejë lumturinë dhe të ecë në karrierë.

Ndër të tjera i tregon disa anektoda, si dhe historinë e dashurisë së saj me të shoqin, babanë e Fred, shkruan noa.al.

“Të qeshësh i bën mirë shpirtit tënd, shpresoj që ti të qeshësh shumë në të ardhme, si tani”, thuhet në një përshkrim të bërë prej gazetares në rrjetet sociale.

Baby Boo