Prezantohen para deputetëve modelet e funksionimit të DSK-së


Për herë të parë, deputetët u njoftuan me tre modelet e mundshme për reforma në shërbimet e sigurisë dhe inteligjencës. Përfaqësues të Ministrisë së Brendshme para të zgjedhurve të popullit prezantuan tre metodat e mundshme për funksionim të ardhshëm të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim.

Modelet për reforma në DSK

MODELI 1 – DSK-ja të mbetet në kuadër të MPB-së

MODELI 2 – DSK-ja të funksionojë si organ në vete

MODELI 3 – DSK-ja të bashkohet me Agjencinë e Inteligjencës në një organ të pavarur

Deputetët e shumicës por edhe të opozitës i bashkonte mendimi se këto shërbime kanë nevojë urgjente për reforma.

Më duket se ky modeli i tretë seriozisht do të jetë problem nëse provojmë ta zbatojmë, pa marrë parasysh situatën dhe zhvillimet politike në Maqedoni. Nuk them se kjo nuk mund të tejkalohet por do të duhet shumë kohë dhe përpjekje. Modeli i parë sipas meje, nuk është reformë. Nëse kemi arritur në përfundim se diçka duhet të ndryshohet në shtet, duhet të ndryshohet. Sipas një principi të eliminimit, model më real dhe më i aplikueshëm do të ishte modeli i dytë.” – theksoi Zoran Ilijevski, deputet i VMRO-DPMNE-së

Unë jam për modelin e tretë , Republika e Maqedonisë të ketë vetëm një shërbim inteligjence, me detyra të caktuara dhe jo si deri tani. Sfidat në të ardhmen do të jenë terrorizmi, sajberteknologjia dhe ekstremizmet e ndryshme.” – u shpreh Rexhep Ismaili, deputet i BDI-së, njofton Alsat-M.

Ministri Oliver Spasovski tha se kjo nuk do të jetë reform e lehtë. Deri nga fundi i muajit shkurt, Spasovski beson të jetë vendosur baza e reformës.

Të krijohet sistem efikas për mbrojtjen e sigurisë kombëtare i cili nuk do të keqpërdoret për qëllime partiake politike. Kjo është puna më e rëndësishme që duhet ta bëjmë; mbrojtja e sigurisë kombëtare permës modelit i cili do të jetë i duhuri për Maqedoninë, jo model i kopjuar por ku do të shfrytëzojmë praktikat kyçe për funksionimin e shërbimit.” – tha Oliver Spasovski, ministër i Brendshëm

Nga mesi i këtij muaji, Spasovski duhet të prezantojë në Qeveri njërin nga tre modelet të cilin do të vendosë ta zbatojë.

Baby Boo