Prestigjozja austriake: Rezistenca franceze kundër fillimit të bisedimeve me Shqipërinë


Prestigjozja austriake Der Standard me një arttikull të saj, thotë se në Paris ka kundërshti lidhur me çeljen e negociatave të Shqipërisë në BE, përgjigje që do të vijë në fund të qershorit. Sipas Der Standard diplomatët e BE-së në Berlin e konsiderojnë reformën në drejtësi si një model për vendet kandidate për në BE.

Der Standard thotë në artikull ka rezistencë mes shteteve të BE kundër nisjes së bisedimeve të anëtarësimit të Shqipërisë dhe kjo sipas saj, vjen kryesisht nga Franca, por dhe Danimarka dhe Holanda.

“Ndonëse këta të fundit kanë gjasa “të kthejnë” kur të gjithë të tjerët po tërhiqen, është ende e mundur që Parisi të votojë kundër shqyrtimit të kapitujve të parë të BE për Shqipërinë në samitin e 28 dhe 29 qershorit”, shkruan media austriake.

Bë artikull më tej thuhet se Presidenti francez Emmanuel Macron dëshiron që çështja e zgjerimit të mos diskutohet fare para zgjedhjeve të BE në 2019. Ai ka frikë se kjo çështje do të tërheqë skeptikët e BE-së, dhe dëshiron të sigurojë shumicën e gjerë në Parlamentin Evropian për reformat e tij. Por siç shkruan Der Standard, Franca është paralajmëruar nga shtetet e tjera të BE-së se do të duhet të mbajë pasojat politike nëse bën rezistencë për Shqipërinë. Por kjo gjithashtu do të minonte dhe politikën e kushtëzuar (përpjekjet e BE për reformat) dhe besueshmërinë e BE-së.

Ndërsa në Berlin thotë Der Standard, dhe pse në CDU dhe CSU ka deputetë që janë kundër, fjala e fundit i takon Merkel, dhe ajo është në favor të hapjes së negociatave.

Baby Boo