Presidentja kroate: Shqiptarët kanë sakrifikuar për Kroacinë, ne nuk harrojmë


Presidentja kroate, Kolinda Grabar-Kitaroviç, ishte e pranishme paraditen e së enjtes në Kuvendin e Shqipërisë, nga ku deklaroi se Shqipëria ka qenë mik i Kroacisë kur miqtë ishin të paktë.

“Shumë shqiptarë sakrifikuan jetën e tyre për Kroacinë dhe ne nuk harrojmë”, tha Kitaroviç.

“Hapja e ambasadës kroate në Tiranë në vitin 1994 ishte një ngjarje e madhe për marrëdhëniet mes dy vendeve. Tani, Kroacia dhe Shqipëria marrin pjesë bashkë në operacionet në Afganistan. Kroacia e mbështet fuqishëm perspektivën europiane të Shqipërisë, rrugën drejt integrimit në BE dhe mirëpret progresin e bërë nga Shqipëria”, shtoi Presidentja e Kroacisë.