Erdogan sulmon Netanyahun, një mizor që masakron palestinezët dhe ka burgosur mijëra njerëz


Erdogan mbajti një fjalim në një ceremoni për hapjen e bulevardit Yavuz në rajonin Pursaklar të kryeqytetit Ankara. Duke folur mbi shkeljet e Izraelit në Mesxhid al-Aksa në Kudsin Lindor nën okupim, Erdoğan tha: “Guxuan të ndotin me këpucët e tyre Mesxhid al-Aksanë dhe Kupolën e Shkëmbit (Kubetus’s Sahra). Ai grabitës pa pasur aspak turp po gjykohet vetë në Izrael. Netanyahu dhe gruaja e tij po gjykohen për grabitje, shpërdorime. Ndërkohë ky njeri thotë se ‘në Turqi gazetarët janë në burg. Mos të na japin mësime nga atje‘”.

“Netanyahu, eja në vete. Ti je një mizor që ke masakruar fëmijët palestinezë shtatë vjeç, t’i je një mizor që ke dënuar gratë në qeli dhe që ke burgosur mijëra njerëz që nga mosha shtatë e deri në 70 vjeç. Ti jo vetëm vendet tona të shenjta, por t’i ke përdhosur edhe ato të krishterëve, ku policët dhe ushtarët e tu hynë me këpucë. Mos provoko. Ne në vendin tonë nuk kemi persekutuar asnjë hebre, nuk kemi vepruar ashtu sikurse ju kundër asnjë sinagoge. Mos na provoko. Ne nuk do të biem pre e kësaj loje, por do të kërkojmë llogarinë në arenën ndërkombëtare”, tha Erdoğan.

Ai theksoi se “Me lejen e Allahut për sa kohë do të jetë në këmbë ky komb, askush nuk do të mund të pengojë thirrjen e ezanit, dhe askush nuk mund të bëjë që ne të harrojmë kauzën palestineze”.

“Do të na gjejnë përballë të gjithë ata që sulmojnë xhaminë tonë të shenjtë. Edhe sikur të gjithë të heshtin, ne bashkë me popullin tonë nuk do të heshtim. Nuk do të injorojmë as mosrespektimin e ezanit dhe as ndotjen me këpucë të Mesxhid al-Aksasë dhe Kupolës së Shkëmbit”, tha Erdogan.

Baby Boo