Presidentja kroate: Nder që jam “qytetare” e Beratit


Ilir Meta, së bashku me homologen e tij kroate ishin sot në qytetin e Beratit, ku Kolinda Grabar-Kitarović u nderua me titullin “Qytetare Nderi”.

Teksa falënderoi për nderimin që iu bë duke e ndjerë veten tashmë bashkëqytetare me të gjithë beratasit, Presidentja Kolinda Grabar-Kitarovic nënvizoi faktin se miqësia dhe bashkëpunimi mes Kroacisë dhe Shqipërisë, midis kroatëve dhe shqiptarëve, është më e fortë se kurrë.

“Kjo gjë i shërben jo vetëm brezave tanë të rinj, që do të bëhen udhëheqësit e së nesërmes, por edhe rrugëtimit tonë evropian, së ardhmes sonë të përbashkët në Bashkimin Evropian, si dhe rajonit e kontinentit tonë gjithashtu.” – u shpreh mes të tjerash Presidentja e Kroacisë.

Meta duke iu drejtuar të pranishmëve, theksoi se vizita në këtë qytet të përfshirë në trashëgiminë botërore të UNESCO-s dhe shpallja e Presidentes kroate “Qytetare Nderi” nga Beratit është një tregues mjaft domethënës jo vetëm i lidhjeve të lashta mes dy vendeve e popujve, por edhe një ilustrim i marrëdhënieve të shkëlqyera e miqësisë së ngushtë mes shqiptarëve dhe kroatëve.

Duke vënë në dukje vlerat historike, kulturore dhe mikpritjen tradicionale beratase, Presidenti Meta u shpreh optimist se pas kësaj vizite do të rritet jo vetëm numri i turistëve kroatë e madje, edhe nga vende të tjera në këtë qytetet, por edhe se miqësia, bashkëpunimi dhe shkëmbimi i ndërsjellë mes dy vendeve e popujve do të thellohen e zgjerohen edhe më tej.

Baby Boo