Presidenti turk Erdogan falënderon RMV-në, Shqipërinë, Kosovën dhe vendet tjera për solidarizimin


Nëpërmjet Twitter, Presidenti Turk Erdogan, ka falënderuar të të gjitha shtetet për solidarizimin pas tërmetit që goditi Izmirin.
Ai në Twitter ka shpërndarë një fotografi me flamujt e shteteve të cilëve iu falënderua, përfshirë Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë dhe Kosovën.

Erdogan në Twitter shkruan: “Falënderoj të gjitha vendet mike që shprehën mesazhe ngushëllimi me rastin e tërmetit në Izmir dhe që njoftuan gatishmërinë e tyre për të ndihmuar. Ne si Republikë e Turqisë, me të gjitha institucionet tona, jemi në terren pranë qytetarëve tanë. Situatën e kemi nën kontroll”.

Baby Boo