Ahmeti: “Drejtësia dhe lu*fta e pastër e UÇK do të triumfojë”


Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti me rastin e dy vjetorit të fillimit të procesit gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Rexhep Selimit, Kadri Veselit dhe Jakup Krasniqit ka shkruar se është një betejë juridike e bazuar në trillime dhe të pavërteta.

“Jam thellësisht i bindur se drejtësia do të triumfojë edhe kësaj rradhe, do të dëshmohet në çdo argument pafajësia e krerëve të UÇK-së dhe lufta e pastër e popullit shqiptar, autokton në trojet e veta, ka shkruar më tej Ahmeti.

U bënë sot plot dy vite nga procesi i filluar gjyqësor në Hagë që largoi padrejtësisht nga pragu i shtëpisë së tyre bashkëveprimtarët e mi të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçin, Rexhep Selimin, Kadri Veselin dhe Jakup Krasniqin.

Një betejë juridike e bazuar në trillime dhe të pavërteta, në tendencën djallëzore për të nxirë kauzën e drejtë të lirisë së Kosovës.

Jam thellësisht i bindur se drejtësia do të triumfojë edhe kësaj rradhe, do të dëshmohet në çdo argument pafajësia e krerëve të UÇK-së dhe lufta e pastër e popullit shqiptar, autokton në trojet e veta.

Kërkojmë njëzëri proces të drejtë gjyqësor, rishikimin e Rezolutës 1782 të Dik Martit dhe lirimin sa më të shpejtë të atyre që ishin pjesë e një kauze të pastër, të përkrahur nga mbarë faktori ndërkombëtar”, ka shkruar Ahmeti.

Baby Boo