Presidenti Trump, optimist për ritmet e zhvillimit të va*ksinës


Presidenti Donald Trump thotë se Shtetet e Bashkuara po ecin mirë në përpjekjet për zhvillimin e një vaks*ine, ndërkohë që në Karolinën e Veriut një laborator filloi prodhimin e dozave të një vak*sine kandidate. Presidenti vizitoi mjediset e laboratorit pranë qytetit Rali, ku do të fillojë prodhimi i dozave që do të shërbejnë për provat klinike me 30 mijë vullnetarë.

Kompania Fujifilm Diosynth po prodhon doza të vak*sinës së zhvilluar nga kompania farmaceutike Novavax, me bazë në Gejthisburg të Merilandit. Kjo kompani mori 1.6 miliardë dollarë nga qeveria federale amerikane në kuadër të përpjekjeve për të përshpejtuar prodhimin e një vaks*ine. Administrata Trump ka deklaruar Oper*acionin “Shpejtësia Marramendëse”, një program për mbështetjen e disa operaci*oneve paralele për zhvillimin e një va*ksine me shpresën që brenda muajit janar do të ketë gati për përdorim 300 milionë doza të një vaks*ine të efektshme dhe të padëmshme. Ndërkohë që presidenti zhvillonte vizitën në Karolinën e Veriut, nënpresidenti Mike Pence ishte në Majami ku filluan të hënën provat klinike të vak*sinës që po zhvillohet bashkarisht nga kompania Moderna dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit.

Baby Boo