Presidenti Thaçi planifikon të blejë veturë të blinduar me vlerë 145 mijë euro


Presidenca e Kosovës po planifikon që gjatë këtij viti të blejë një veturë të blinduar në vlerë 145 mijë euro, duke iu referuar buxhetit të miratuar për vitin 2020.
Përveç veturës së blinduar, Presidenti Thaçi planifikon që sivjet t’i ndërrojë edhe mobiljet e Presidencës. Sipas planit buxhetor, për këtë destinim do të shpenzohen 140 mijë euro.

Zyra e Presidentit planifikon edhe blerjen e pajisjeve të IT-së, për çka do t’i shpenzojë 215 mijë euro

Baby Boo