Presidenti që nuk flet e as nuk ecë: E udhëhoqi vendin për 20 vite


Për shumë persona është e vështirë të kuptohet se si një president 82 vjeçar, i cili pësoi sulm në tru dhe nuk flet apo ecë, e udhëhoqi vendin për 20 vite.

Ndonëse duket si histori e pabesueshme, kjo gjë ka ndodhur, në shtetin e Algjerisë, ku Abdelaziz Bouteflika, udhëhoqi vendin për 20 vite.

Një gjë e tillë nervozoi banorët e këtij vendi, madje studentë, mësues, avokatë e edhe gazetarë nisën protesta – kjo pasi që ata nuk donin që vendi i tyre të drejtohej nga një lider të cilin rrallë e shihnin, shkruan BBC.

Presidenti Bouteflika i Algjerisë erdhi në pushtet në vitin 1999, ndërsa për herë të fundit është parë në publik në vitin 2014.

Baby Boo