Të dhënat e fundit, ja sa është numri i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut!


Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë regjistruar 183 raste të reja teksa janë bërë 1769 testime.

Sipas Raportit, më tepër raste jaën regjistruar në Shkup, edhe atë 51,, Prilep-15, Tetovë-13, Kumanovë-7, Strumicë-7…

Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 102 pacientë të shëruar.

Në 24 orët e fundit betejën kundër koronavirusit e kanë humbur pesë persona.

Numri i përgjithshëm i personave të diganostifikuar me koronavirus në vendin tonë është 17049, numri i pacientëve të shëruar 14186, i të vdekurve 710.
Për momentin numri i rasteve aktive është 2153.

Baby Boo