Presidenti Pendarovski për iftar në Kondovë të Sarajit


Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski sonte ka zgjedhur fshatin Kondovë në Saraj të Shkupit për të bërë iftar. Pendarovski ka qenë mysafir i familjes Tanallari.

“Të gjithë bashkëqytetarëve të fesë islame në muajin e Ramazanit, ju uroj një periudhë të qetë agjërimi, lutje dhe ditë të lumtura me më të dashurit tuaj. Falënderoj familjen Tanallari në Kondovë për mikpritjen, e cila më mundësoi të jem pjesë e darkës së tyre të iftarit”, ka shkruar mes tjerash Pendarovski.

Baby Boo