Presidenti Pendarovski e priti presidenten sllovake Zuzana Çuputova


Presidenti Stevo Pendarovski sot në një ceremoni me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake priti Presidenten e Republikës së Sllovakisë, Zuzana Çaputova, e cila ndodhet për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Presidenti Pendarovski dhe Çaputova zhvilluan një takim kokë më kokë, i cili u pasua nga takimi plenar i dy delegacioneve. Siç kumtoi kabineti i Pendarovskit, në fokus të bisedimeve janë marrëdhëniet bilaterale, përvojat e Sllovakisë nga procesi i anëtarësimit në BE, aleanca në NATO dhe sfidat e sigurisë në rajon dhe Europë.

Pendarovski falënderoi Sllovakinë për mbështetjen e sinqertë për integrimet europiane të Maqedonisë dhe theksoi se procesi ynë i anëtarësimit fillon në një moment kritik për arkitekturën e sigurisë evropiane. Ai shprehu pritshmëri nga vendet anëtare të Unionit për një qasje më dinamike dhe proaktivitet drejt zgjerimit të Bashkimit Europian.

Baby Boo